Veliaj nga Astiri: Bëmë çerdhen e parë, tani ndërtojmë shkollat! Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta transformojmë tërësisht këtë njësi

29 Maj 2023, 14:24

Zona e Astirit ishte ndalesa e radhës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij falenderues pas fitores në 14 Maj. Ai tha se Partia Socialiste u është mirënjohëse atyre që e votuan dhe se puna do të vijojë pa dallim në çdo njësi e lagje të Tiranës.