Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari që na votoi dhe çdo socialisti që kontribuoi! Do bëjmë edhe dy herë më shumë punë

20 Maj 2023, 15:09 | Përditesimi i fundit: 2023-05-20 15:20:33

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko kanë nisur nje tur falenderemish në të gjitha njësitë bashkiake, pas fitores të zgjedhjeve të 14 majit. 

Gjatë ndalesës në Lagjen 13, Veliaj tha se ndihet mirënjohës ndaj çdo qytetari që i dha votën atij dhe Partisë Socialiste, duke marrë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ndërsa nënvizoi se puna do të vijojë pandërprerë me projektet e nisura edhe në këtë njësi.