Veliaj për Report TV: Sot turizmi dhe teknologjia e informacionit zënë 50% të ekonomisë së Tiranës

12 Gusht 2023, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2023-08-12 13:53:57

Tashmë Tirana është kthyer në një histori suksesi. Kryetari bashkisë në një intervistë ekskluzive për Report TV, tha se tashmë  turizmi dhe teknologjia e informacionit zënë 50% të ekonomisë së Tiranës. 

“Tirana është në qendër të vëmendjes. Kemi pasur një bum të jashtëzakonshëm. Edhe sot e shtunë, gjithë sheshi “Skënderbej” ishte plot.  Aeroporti ka kaluar shifrën 4 milionë pasagjerë.  Sot po numërojmë milionat e pasagjerëve. Për ekonominë e Tiranës ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Sot turizmi dhe teknologjia e informacionit zënë 50% të ekonomisë së Tiranës, para e valutë që vjen nga jashtë e rroga shumë më të mira se ato të fasonerisë, me gjithë respektin.”