Veliaj përuron shkollën e re 'Bashkim Fino': Kemi ndërtuar më shumë shkolla se asnjëherë tjetër në Tiranë! Kemi nevojë për një pajtim kombëtar

27 Shtator 2022, 15:32

Shkolla “Bashkim Fino”, pjesë e buqetës së 12 shkollave të reja që u hapën këtë vit shkollor në Tiranë, u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se me këtë shkollë, që i shtohet Njësisë 2, numri i shkollave të reja të ndërtuara në Tiranë shkon në 40 gjithsej - një rekord në vendin tonë