Veliaj: PS si traktor i ri modern, ecën vetëm përpara! Çifti Berisha-Meta traktor pa gomë që mezi lëviz

17 Prill 2023, 19:04

Në vijim takimeve në çdo njësi, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u ndal në Pezë, ku mbolli edhe disa pemë me banorët e zonës. Ai e krahasoi Partinë Socialiste me një traktor të ri, modern, që i çon punët e qytetit përpara, kurse çiftin Berisha-Meta si një traktor të vjetër, që mezi lëviz.