Veliaj publikon pamjet nga aksioni për pastrimin e Liqenit të Tiranës me makineri të specializuar

28 Korrik 2023, 13:57

Në këto ditë të nxehta vere, krahas kujdesit të veçantë për bimësinë, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe pastrimit të liqenit nga çdo papastërti në sipërfaqe e brendësinë e tij. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar pamjet teksa shihet se si punonjësit kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat.