Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit: Familja e madhe e Tiranës ka mundësi për të gjithë

28 Qershor 2023, 14:55

Kurban Bajrami është festuar ditën e sotme në të gjitha qendrat sociale të Tiranës. Në Qendrën “Të Qëndrojmë së Bashku në Kombinat”, dreka e Bajramit ka mbledhur besimtarë të shumtë, me të cilët ka festuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.