Veliaj: Të fundit që kanë mbetur në LSI të bashkohen me PS! Luli bën sikur shan oligarkët

21 Shkurt 2021, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2021-02-21 17:50:52

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë. "Ne si PS jemi jemi krahëhapur. Ka vend edhe këtu ku jemi sot për të gjitha rrymat, të gjitha familjet, të gjitha rrënjët tona. Ne vazhdojmë të rritemi në Rrogozhinë, si me komunitetin çam, si me miqtë tanë që vijnë nga LSI-ja dhe nga PD-ja. Ndaj dhe ftesa jonë për demokratët, por edhe për ata të fundit që kanë mbetur te LSI-ja duhet të jetë: eja në një familje që nuk tradhton dhe nuk e lë kurrë fushën dhe përgjegjësinë politike. Ata po sjellin më të lodhurit për t’i ricikluar në Rrogozhinë, ndërkohë që ne po sjellim më të mirët, të rinjtë që kanë energji për ta çuar vendin përpara, sepse ky është drejtimi duhur,” u shpreh Veliaj.