Veliaj: Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit! Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë, dëshmi e qartë e vizionit tonë

17 Shtator 2021, 17:49

Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit, është jo vetëm një ambicie, por objektiv i qartë i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Duke listuar disa nga vendimet që shkojnë në funksion të këtij qëllimi, ku më i rëndësishmi është shndërrimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan, por dhe hapja për herë të parë e disa shkollave elitë të teknologjisë si “Holberton”, kryebashkiaku Veliaj tha se fokusi drejt Tiranës 2050 është industria kreative.