Veliaj uron Pashkën në Katedralen e Shën Palit: Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës se Shën Prokopit siç ishte

9 Prill 2023, 13:24

Në ditën e Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, prej nga ku uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dhe mirësi.

“Dua t‘i falënderoj të gjithë, nga famulltari më modest tek pastori më periferik në qarkun e madh të Tiranës, që shërben me dinjitet, sepse detyrat duhet t’i ndajmë si përgjegjësi. Disa kanë detyrë të merren me institucionet civile, kopshte, shkollat, çerdhet, por unë besoj se më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë edhe për infrastrukturë shpirtërore, që s’e bën dot bashkia. Këtë duhet ta bëjnë patjetër imamët, priftërinjtë, misionarët dhe për këtë jam vërtet mirënjohës. Qyteti ynë nuk është perfekt, por falë këtij bashkëpunimi e kësaj harmonie është pak më i mirë se ç’ishte. Kur mendoj se kemi kaluar situata shumë të vështira, me pandemine dhe tërmetin, ndarja e barres e ka bërë qytetin më të njerëzishëm, më të dashur,” u shpreh Veliaj.