Velipoja drejt sezonit turistik, Bashkia Shkodër nis rikonstruksionin e rrugës pranë pedonales, Beci: Do t’u shërbejë bizneseve dhe pushuesve

25 Maj, 14:42 | Përditesimi: 25 Maj, 14:42

Kjo e hënë ka shënuar nisjen e punimeve për investimin e Bashkisë Shkodër në rrugën paralele përgjatë pedonales në plazhin e Velipojës. Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili në intervistën e dhënë për mediat u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm, i kërkuar prej kohësh nga vetë bizneset, për të krijuar një hapësirë të rikonstruktuar që do t’u shërbejë si bizneseve, ashtu edhe pushuesve në plazhin e Velipojës.

A.A/Shqiptarja.com