Veliu: E vërteta ime e intervistës me Xhisielën, Artan Hoxha: Nuhu shiti informacione

4 Tetor 2018, 00:27

‘Xhisiela’ dhe Media ishte tema e emisionit ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Pas intervistës së vajzës për drejtorin e informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu pati një valë të pazakontë histerizmi dhe shpërthimi të qarqeve opozitare ndaj Report Tv, por Xhisiela vendosi të intervistohet edhe nga dy televizione kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, madje duke qëndruar në studio edhe me fytyrën të zbuluar, ndërsa përgjigjet që ajo dha nuk ndryshuan në krahasim me ato të dhëna 8 ditë më parë në Report TV. Për situatën e krijuar, drejtori i informacionit në Report Tv, Veliu tregoi si arriti që të kontaktonte me Xhisielën dhe kushtin që i vendosi kur pranoi që të intervistohej.

Padyshim që intervista duhej transmetuar. Unë e njoh që në muajin korrik që kur u bë i njohur emri i saj nga një shkrim i Berishës. Disa orë më vonë përmes një kolegie në Report Tv jam lidhur në telefon. Të mërkurën pata mundësi që ta intervistoj Xhisielën.

Ishte me shumë rëndësi, ajo ka ardhur në një lokal afër studiove bashkë me një miken e saj, që punon për ne, në këtë televizion. I kam kërkuar të di më shumë se cfarë ka ndodhur, ajo ka pranuar se ka pasur disa episode dhune gjatë lidhjes 7 vjecare dhe në fund pranoi që të intervistohej, por me kusht që të mos e pyesja për detaje në lidhje me djalin e deputetit.  Ajo tha se kapitulli me Rexhepin ishte mbyllur.

Ka qenë një kusht i saj për të mos hyrë në detaje. Unë i kam qëndruar atij kushti. Xhisiela më kërkoi që të dilte në publik që nuk ishte përdhunuar, pasi i gjithë fshati po zien dhe kjo ka ndikuar negativisht. Më pas intervista pasohet me letrën e Nuhut. Ka edhe një debat se kush e solli Xhisielën, unë e gjeta në një lokal me kolegun Hoxha dhe kolegen që punon në këtë TV.Referuar takimit të Emiljano Nuhut me kushërinjtë e djalit të deputetit, Artan Hoxha tha se ai ka shitur informacionet për dosjen, pasi i takoi ditën kur vajti për të sekuestruar pamjet e hotelit.

Ai nuk ka prova, mohoi edhe mesazhet nga Whatsapp. Ai ka shitur informacion për dosjen. Sapo ka marrë dosjen ka pasur takim dhe e ka kërkuar ky jo ata. I ka takuar ditën e parë, kur vajti për të sekuestruar pamjet e hotelit. Të bësh gjithë atë letër duhet të cosh edhe prova, pasi po të kishte, presidenti do të kishte tjetër deklaratë.

Artan Hoxha