Vendgrumbullimi në Tepelenë emergjencë mjedisore, mbi 10 ton plehra depozitohen pranë shtratit të Vjosës

23 Maj 2022, 22:04

Fusha e mbetjeve në Tepelenë ndodhet 10 metra nga shtrati i lumit Vjosë duke krijuar një ndotje masive të ujit dhe tokës. Një tjetër problematikë është mungesa e rrethimit, ku lëvizin kafshët duke u bërë shkak për përhapjen e sëmundjeve. Bashkia e pret zgjidhjen nga Ministria e Mjedisit e cila prej vitesh ka premtuar ndërtimin e një landfilli rajonal.