Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë

3 Shtator 2022, 16:57

Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.