Vendi përfshihet nga stuhia, pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari! Shiu përmbyt rrugët, disa zona pa energji

11 Mars, 20:10

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me stuhi ere dhe shtrëngata shiu. Për pasojë vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi i trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi. Era ka dëmtuar linjat elektrike duke lënë pa drita me qindra banorë.