Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg, për ish-ministrin Arben Malaj është i drejtë dhe do të ulë kostot për shtetin.
Komentet Malaj i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se mbajtja në qeli e personave pa prova apo pa një vendim të formës së prerë, krijon kosto të trefishta, për personin që arrestohet, për familjen e tij dhe për buxhetin e shtetit.
Malaj tha gjithashtu se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’.



















