Vendimi i qeverisë/ 70 oficerë sigurie më shumë në shkolla për të garantuar mbrojtje dhe siguri për nxënësit

29 Korrik 2022, 14:52

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka lajmëruar miratimin e vendimit për rritjen e  numrit të oficerëve të sigurisë me 70, ndërkohë që aktualisht në shkolla ushtrojnë detyrën 150 oficerë sigurie. Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme, siç kanë qenë nga viti 2018, por edhe në shkollat 9-vjeçare ,e prioritet shkollat me numër të lartë nxënësish