Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA

29 Prill 2023, 16:25

Rreth 19 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu të cilët kanë patur në trup gjykues anëtarin e shkarkuar në KPA, Luan Daci, i janë drejtuar këtij institucioni, për të rishikuar vendimin e shkarkimit. 

Shkak u bë vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish prokurorin Besnik Cani, që i ka dhënë të drejtë për të rishikuar vendimin për shkak të këtij precedent të Dacit.  Numri i kërkesave pritet të rritet pasi mësohet se Daci ka marrë pjesë në 34 vendime shkarkimi. Ende deri tani KPA nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga kërkesat. Por ato janë pranuar dhe hedhur në short për tu caktuar trupa gjykuese.  Për avokatin Arbër Hoxha vendimi i Strasburgut është individual dhe nuk mund të ketë ndikim edhe në subjektet e tjera.