Vendoret 2027/ Celibashi: Kodi Zgjedhor të përshtatet me ndarjen e re territoriale brenda këtij viti! Zgjedhjet e 9 majit, test për standardet e BE-së

3 Nëntor, 12:35 | Përditesimi: 3 Nëntor, 12:35

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen urgjentisht dhe brenda këtij viti, për të mundësuar përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kërkon nga partitë politike të harmonizojnë rregullat zgjedhore me hartën e re territoriale që u dekretua të shtunën edhe nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

K.T/Shqiptarja.com