Vendoret në Kosovë/ 81-vjeçari shkon të votojë me plis në kokë: Balotazhin ta fitojë ai që është më i miri

9 Nëntor, 14:51 | Përditesimi: 9 Nëntor, 14:51

Në Prizren, qytetin e dytë më të madh të Kosovës, edhe sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, Zeke Berisha, 81 vjeç nuk mungoi në qendrën e votimit. Që nga dita kur fitoi të drejtën e votës, ai nuk ka lënë asnjë proçes pa marrë pjesë.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Fahrije Berisha, 78 vjeçe, ai u paraqit në qendrën më të madhe të votimit në qytet. Me plis të bardhë mbi kokë, që e mban që në moshën 13-vjeçare, Zeka tha se vota është nder, por edhe obligim moral për secilin qytetar.

r.k./Shqiptarja.com