Vendoret/ Ngjela: Berisha i ‘bie në qafë’ vendit me një non grata mbi supe! Me PD-në e përçarë, PS e ka të sigurt fitoren

29 Prill 2023, 13:40

Avokat Spartak Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit. Në një intervistë për Report Tv, avokat Ngjela, u shpreh se kjo fitorja e sigurt e PS-së është për faktin e përçarjes së Partisë Demokratike. Duke u ndalur tek Sali Berisha, Ngjela tha se ky i fundit po i bie vendit në qafë, megjithëse ka një non grata mbi supe.