‘Vendoret’/ Sako: Projekte produkive për Bashkoinë Durrës, hekurudhë që do shkurtojë distancën Tiranë-Durrës dhe parkimi i parë publik

8 Maj 2023, 10:45

Do të vazhdojmë transformimin e mëtejshëm të lagjes 17, duke punuar njëkohësisht me programin e rindërtimit, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe parkimin publik. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste në takimin me banorët e lagjes 17. Kryebashkiakja Sako tha se gjithë lagjja 17 dhe zona përballë saj, janë kthyer në një kantier të madh ndërtimi, pjesë e së cilës është linja hekurudhore Durrës-Tiranë, ngritja e godinës për parkimin publik, ndërsa po punohet për parkimin e rezidentëve nëpër lagje.