Vendoset në hyrje të Shkodrës skulptura gjigande ‘çelësi shqiptar’, vepër e artistit Alfred Mirashi

7 Qershor, 17:49

Në hyrje të Shkodrës është vendosur një skulpturë me përmasa të mëdha titulluar “Çelësi shqiptar”, vepër e Alfred Mirashi-Milot. “Çelësi Shqiptar” jo vetëm që shërben si një portë simbolike e qytetit, por dhe pikë referimi për vizitorët. Ky projekt është fitues i Konkursit “Art në Hapësira Publike”, financuar nga Ministria e Kulturës.