Vendosja e Prigozhin në Bjellorusi kërcënim? Stoltenbeg: Gati të rrisim trupat në lindje

27 Qershor 2023, 22:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg u pyet nëse vendosja e Prigozhin në Bjellorusi mund të jetë një kërcënim për vendet e lindjes. Stoletenberg tha se ende nuk dihet se ku do të vendosen forcat e grupit Wagner, por nuk përjashtoi mundësinë që ato të ndjekin Prigozhin në Bjellorusi. Ai theksoi se NATO është e gatshme të forcojë mbrojtjen në vendet aleate dhe se do mbrojnë çdo territor të tyre.