Vengu ikën nga Mbrojtja: S’e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: E marr detyrën me nder e përkushtim

7 Mars, 11:02 | Përditesimi: 7 Mars, 11:02

Me largimin e tij nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri, Pirro Vengu i ka kaluar stafetën Ermal Nufit. Në ceremoninë që u zhvillua në garnizonin Skënderbej, Vengu, tha se “nuk e përjeton si largim nga misioni i sigurisë kombëtare”. Ermal Nufi tha se e merr këtë detyrë me nder e përkushtim.

A.M/Shqiptarja.com