Veri Jug - Agroturizëm në fshatin Marinëz

3 Korrik 2022, 14:57

Një udhëtim mbreslënës në trevën e Dumres, me destinacion fshatin Marinëz. Aty ku një peshkatar I vjetër, pas një experience të gjatë pune dhe pas kthimit nga emigrimi, ka investuar për ngritjen e një bujtine dhe zhvillimin e agroturizmit në fshat. Dita e punës së një peshkatari, mikpritja për turistët gjermanë, një minifermë me produkte bujqësore dhe një kënd lojrash për fëmijë. Ndiqni reportazhin ‘Agroturizëm në fshatin Marinëz’ realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.