Veri - Jug, Bledar Ferrunaj, mullixhiu që bën miell integral

9 Mars 2020, 08:27

Nëse dëshironi të njihni historinë e Orikut të lashtë në prehër të gadishullit të Karaburunit, ndiqni reportazhin e radhës në Veri Jug. Personazh i emisionit është përzgjedhur të jetë mullixhiu Bledar Ferrunaj, qytetari që emigroi në Itali kur ishte 17 vjeç dhe kur u kthye në vendlindjen e tij, në Orikum, hapi një biznes të vogël: një mulli bloje me gurë, që prodhon miell integral. Zanati i mullixhiut dhe puna artizanale e mullirit me gurë; mielli integral me të cilin bëhet buka, byreku, trahanaja dhe makaronat dhe vlerat ushqyese të produkteve me miell integral. Në fund një mesazh nga qytetari Ferrunaj drejtuar emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv