Veri Jug - Fermerët e fshatit Gramëz

19 Qershor 2022, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2022-06-19 14:37:08

Veri Jug ka udhëtuar në trevat e Krujës dhe është ndalur në fshatin Gramëz, në kufi me fshatin Ishëm të Durrësit. Destinacioni ynë - ferma e vogël e familjes Hoçja, si pjesë e historisë së suksesëshme në biznes të kësaj familjeje krutane. Në rrëfimet për ngritjen e minifermës, njeriu me ide të qarta për ekonominë e tregut Muharrem Hoçja dhe, pas tij, vajza e Muharremit - Midjana që administron minifermën me 35 lopë të racës Holshteim. Midjana është diplomuar për mjeksi dhe punon edhe si mjeke pediatre në Tiranë, flet 4 gjuhë të huaja dhe është shumë optimiste për mbarëvajtjen e minifermës. Ndiqni reportazhin “Fermerët e fshatit Gramëz” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.