Veri Jug - Kanina, perla mbi Vlorën e bukur

21 Mars 2021, 20:59

#verijug #reportTV Kanina, perla mbi Vlorën e bukur” ky është reportazhi I radhës për emisionin Veri Jug, që sjell për ju, veç informacionit të bollshëm historic, edhe portretet dhe figurën e disa prej personazheve që e ngritën dhe zotëruan kështjellën e lashtë të Kaninës. Udhërrëfyes në udhëtimin në mjediset e kështjellës, historiani Kastriot Hoxha. Muret rrethues të kështjellës, porta hyrëse e fshatit, porta e Beut dhe porta e Mbretit. Sheshet e kështjellës, ku u bë dasma e Gjergj Kastriotit, mbretit të shqiptarëve, me Donika Kastriotin bijë nga fisi epirot I Arianitëve. Por edhe legjenda e një gruaje kaniniote që u hodh nga muret e kështjellës, për mos të rënë në duart e pushtuesve osmanë. Më shumë kujdes nga Instituti I Monumenteve të Kulturës, më tepër vëmendje për këtë vepër si pjesë e identitetit kombëtar. Më shumë investime dhe më shumë politika në ndihmë të zhvillimit të turizmit historic. Ndiqni reportazhin “Kanina, perla mbi Vlorën e bukur” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.