Veri Jug - Një fermere model në Zall Herr

14 Mars 2021, 17:40 | Përditesimi i fundit: 2021-03-14 18:11:21

#verijug #reportTV Në ditët e para të pranverës Veri Jug udhëtoi në njësinë administrative të Zall Herrit dhe u ndal në fermën e vogël të familjes Alliu. Historia e fermës ngritur rreth 30 vjet më parë, vetëm me një lopë dhe puna për shumfishimin e tyre, përmes sakrificave që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Fermerja Sheqere Allushi rrëfen për angazhimin e gjithë familjes në punët e fermës. Ajo thotë se zgjohet cdo ditë në orën tre e gjysmë të mëngjesit dhe punon gjithë ditën, deri në orën 9 të mbrëmjes. Shërbimet veterinare për 15 lopët e fermës, ushqimi I mirë dhe mjelja tre herë në ditë, si bazë e ekonomisë së familjes. Tregu I qumështit me një marëveshje me baxhon e fshatit dhe tregu I lirë në qytetin e Tiranës. Më pas ndalesë në shtëpinë e re të ndërtuar pas shembjes së shtëpisë së vjetër nga tërmeti I 26 nëntorit. Ndiqni reportazhin “Një fermere model në Zall Herr” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.