Veriu i Kosovës ende i bllokuar, mbyllen shkollat! KFOR pritet të heqë barrikadat! Escobar takon sot në Prishtinë udhëheqësit e vendit

12 Dhjetor 2022, 11:47

Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Sipas mediave në Kosovë, shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur. Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri.