Vetëflijimi i nënë e bijë, pastori Muça në Report TV: Pas këtij akti qëndrojnë sektet satanike!

7 Korrik 2020, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2020-07-07 17:39:19

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça tha se pas rastit të vetëflijimit të nënë e bijë në Kombinat dhe shpëtimit të kohë të vajzës tjetër, qëndrojnë sekte e rite satanike. I ftuar në Report Tv, pastori Muça tha se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëflijimin.

"E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëflijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse.   Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë  fe nuk flet për vetëflijimin me qëllim ringjallje.  Është e dhimbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vdekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që  pranon vetëflijimin dhe kjo është rruga për t'i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet satanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve", tha pastori Muça.Pastroi tha se vajzat kishin 6 vite që ishin larguar nga Kisha Ungjillore më dëshirën e tyre, ndërsa shprehet se mban mend që ato kanë qenë vajza shumë të mirë. Në kontaktet që pastori ka pasur me mikeshat e vajzave, thonë se  të dy motrat shpreheshin 'se  nuk punonin se kishin tjetër qëllim tani dhe se nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore.