Vetëvendosja merr një shuplakë nga votuesit në Kosovë, Nexhmedin Spahiu: Ka gjasa të mëdha që të mos fitojë asnjë komunë! Rezultati nga qeverisja e keqe

18 Tetor 2021, 13:58

Vetëvendosje e Albin Kurtit mund të mos fitojë asnjë komunë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve. Deklarata është bërë për Report Tv nga politologu Nexhmendin Spashiu.  Ai thotë se humbja e madhe erdhi për shkak të qeverisjes së keqe dhe arrogancës së Kurtit që as në fushatë nuk doli.

"Albin Kurti dhe Vetëvendosje iu shtruan një komoditeti shumë të madh. Madje ai nuk e pa të arsyeshme as të dilte në fushatë. Pritshmëritë e njerëzve nuk janë realizuar, mbeten vetëm zhgënjime. E vështirë ka qenë të ndryshohet pushteti iu atyre që vijnë me armë, i ish-ushtarëve të UÇK por pushteti i atyre që kanë ardhur me votë, si i Vetëvendosjes është shumë e thjeshtë të ndryshohet", tha Spahiu.