Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, bashkëshorti del sot në gjyq, ja akuzat që rëndojnë mbi të

8 Janar, 11:33

Ngjarja e rëndë u shënua më 2 janar por u bë publike më 5 janar 2024. Bashkëshorti pretendonte se 41 vjeçarja kishte vrarë veten pasojë e një denigrimi që po i bëhej figurës së saj në TikTok por dëshmia e fëmijëve çoi në një pistë tjetër hetimi.

Më 6 janar blutë e Durrësit arrestuan bashkëshortin, Xhemal Loka, për të cilin fëmijët e 41-vjeçares i rrëfyen policisë se kishte tentuar ta vriste pasi ishte kthyer nga Greqia, vend ku punonte në mënyrë sezonale.