Vetingu, largohet nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, s'i lejohen pozicionet drejtuese! Nuk dorëzoi formularët e deklarimit

30 Maj 2023, 14:13 | Përditesimi i fundit: 2023-05-30 17:13:15

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, është shkarkuar nga detyra nga rrupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore. Arsyeja e shkarkimit të tij është sepse nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici.