Vettingu në polici sërish me vonesa, burime nga AMP: Institucionet vonojnë përgjigjet! 36 drejtues të tjerë futen në 'sitë'

6 Korrik 2023, 20:06

36 emra të tjerë drejtuesish të policisë i janë shtuar listës për të kaluar në vetting, ndërkohë që po procesi po vonon edhe pas kalimit të kompetencës tek Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Burime nga ky institucion thanë për Report Tv se institucionet po vonojnë përgjigjet e kërkuara për pasurinë dhe informacione të tjera të nevojshme për vettingun.