Vëzhgim/ Boshatiset tregu në Sarandë, më pak blerës e shitës: Çmime të larta e mungesë kontrolli

11 Prill 2025, 15:34 | Përditesimi: 11 Prill 2025, 15:34

Tregu i fruta–perimeve në Sarandë po përballet me mungesë të blerësve e për pasojë shitës të paktë, disa jashtë tregut në trotuar. Produkte të ekspozuara në kushte jo të përshtatshme dhe pa etiketa të çmimeve, vihen re gjatë vëzhgimit me kameran e 'Report TV'.

Në treg shihet qartë boshatisja e hapësirave dhe mungesa e lëvizjes që dikur e karakterizonte këtë treg të rëndësishëm për qytetin turistik.

Sipas tregtarëve, rënia e ndjeshme e shitjeve vjen si pasojë e disa faktorëve, si hapja e supermarketeve, kushtet e vështira të tregtimit brenda tregut si dhe mungesa e besimit nga qytetarët për cilësinë e produkteve.

r.k./Shqiptarja.com