Vëzhgim i Report TV/ Sezoni nis i vakët në Durrës! Temperatura të larta në fundjavë por pak pushues. Çmimet më të larta në hotele

8 Qershor, 15:30

Edhe pse një e shtunë përvëluese me temperatura të larta, në plazhin e Durrësit gjen pak pushues. Fluksi pritet të rritet në korrik e gusht. Gjatë vëzhgimit, Report tv konstatoi se hapësira për plazhe publike është e vogël dhe në kulla mungojnë vrojtuesit. Po kaq, pushuesit shprehen shqetesim për rritjen e çmimeve në hotele.