Vëzhgimi i Report Tv në farmaci: Ilaçi për të sëmurët me Parkinson mungon prej muajsh! Pacientët: Po kalojmë peripeci! Fondi i Sigurimit: Vjen së shpejti

15 Mars, 15:50 | Përditesimi i fundit: 2024-03-15 22:03:45

Të sëmurët me Parkinson prej muajsh nuk po marrin ilaçin bazë që u jep molekulën që u mungon. Në një vëzhgim Report TV konstatoi mungesën e ‘Madopar’ në farmaci, ndërsa nga Fondi i Sigurimit thonë se ka mungesa në gjithë botën dhe se ilaçi mund të vijë së shpejti.