Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë/ Taksistët 'harrojnë' COVID-in, pa maska dhe më shumë se 2 pasagjerë

16 Qershor 2020, 17:23 | Përditesimi i fundit: 2020-06-16 17:42:50

TIRANE-Rritja e rasteve të personave të infektuar me Covid19 duket se ka shtuar dhe kontrollet nga ana e policisë për shërbimet taksi. Kështu nga dita e djeshme uniformat blu janë angazhuar në kontrollin e taksive për të parë nëse zbatohen apo jo rregullat e parandalimit të përhapjes së Covid19.

Kontrollet janë përqendruar më së shumti tek numri i pasagjerëve ku nuk lejohen të udhëtojnë me më shumë se 1 person në taksi, i ulur diagonal me drejtuesin dhe jo më shumë se 2 persona dhe ata në rast se vijnë nga e njëjta familje.