Shkon në 37 numri i viktimave! 82 raste të reja, vatra në 6 qytete! Rritet numri i pacientëve në terapi intesive! Testohet SPAK dhe GJKKO! (VIDEO)

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka regjistruar sërish një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus. 82 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme me COVID-19, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë që vjen si rezultat i 364 testime, e ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar numrin e viktimave në 37. Këtë të martë nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-in, një pacient 68 vjeç nga Puka, i intubuar prej disa ditësh.

"Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë", njofton ministria.

Tirana vijon të mbetet epiqendra e virusit, ku vetëm ditën e sotme janë konfirmuar  28 të prekur, e ndërsa ministria e Shëndetësisë bën me dije se përveç rasteve të kontaktit ka edhe vatra të reja. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

"82 të prekur kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës. Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë", njofton ministria.

Një rritje ka pësuar edhe numri i personave që janë terapi intesive. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në total në vendin tonë janë prekur 88 fëmijë, nga të cilët 23 janë aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë asimptomatik dhe asnjëri prej tyre nuk është shtruar në spital. Në rast se do të jetë i nevojshëm hospitalizimi i tyre, është një pavijon i veçantë ne pediatri ku në dispozicion janë 12 shtretër.

Ministria e mbyll me një apel për qytetarët.  "Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19", njofton ministria. 

Harta e qyteteve të prekura me COVID-19 përgatitur nga Report Tv

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Vdes tek infektivi 58-vjeçarja me COVID-19, MSH: Ishte asimptomatike, vdiq nga tumori

Një 58-vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka humbur jetën në spitalin infektiv, por sipas ministrisë së Shëndetësisë pacientja nuk ka vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundja tumorale.  Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se pacientja ishte asimptomatike.

"Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka nderruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasoje e sëmundjes tumorale. 58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension", thuhet në njoftim.

Ora 15:23
U bëhet tamponi tre gardistëve, vetëizolohen në shtëpi

Tre gardistë u është marrë tamponi pasi kanë shfaqur simptoma të COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tamponi gardistëve u është marrë dy ditë më parë, por nuk u është dhënë ende një përgjigje, e ndërkohë janë vetëizoluar në shtëpi. Megjithatë, theksohet se gardistët janë personel shërbimesh mbështetëse, jo shoqërues të politikanëve apo institucioneve.

Ora 14:59
E moshuara në Korçë me COVID, ishte shtruar në QSUT dy ditë më parë! Në Elbasan 2 raste të reja

Elbasani dhe Korça kanë shënuar raste të reja më COVID-19 gjatë 24 orëve. Në qytetin e Elbasani janë konfirmuar janë bashkëshortët e dy personave që rezultuar pozitiv një ditë më parë.

Ndërkohë në Korçë është regjistruar në rast. Bëhet fjalë për një të moshuar, e cila mësohet se ka qenë në QSUT në Tiranë dy ditë më parë, ku mendohet se është infektuar. Familjarët e të moshuarës janë karantinuar në shtëpi.

Ora 11:41
SPAK dhe Gjykata Speciale i nënshtrohen testimit, asnjëri nuk rezulton i infektuar me COVID

TIRANE-SPAK dhe Gjykata për Korrupsionin dhe Krimet e Rënda i janë nënshtruar testit për COVID.

Rezultatet kanë dalë dhe fatmirësisht asnjëri nuk ka rezultuar i infektuar, teksa testet kanë dalë të gjithë negative. E ndërsa rezultatet e testimit molekular kanë dalë negative për të gjithë, përgjigjet për serologjikun pritet që të dalin pas pak ditësh.

Kërkesa për testimin është bërë nga vetë institucioni pas rasteve te 313-ta, ku punonjës të policisë së burgjeve dhe të paraburgosur u infektuan me COVID.

Ora 10:06
Spitali francez në QSUT, vatër infeksioni/ I bëhet tamponi stafin, ulet numri i ndërhyrjeve (VIDEO)

Një nga vatrat kryesore në QSUT është edhe spitali francez.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë ambientet e këtij spitalit, i cili i mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okulistikës dhe Oro-Maxillo-Facial, janë bërë reduktime, e ndërsa është ulur numri i ndërhyrjeve, duke vijuar punën vetëm për urgjencat dhe konsultat e rezervuara.

Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku bën me dije se pas rasteve të rezultuara pozitiv me COVID-19,  personeli mjekësor pritet t'i nënshtrohen tamponit. Të infektuarit janë nga blloku operator, mes tyre edhe kryeinfermierja.

Ora 09:22
Durrës/ 8 raste të reja me COVID-19, 6 familjarë të vatrave të zbuluara më parë

DURRËS- 8 persona kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Durrësit.

6 janë familjarë të vatrave të zbuluara, 2 janë raste të reja, 1 është në fshatin Xhafzotaj dhe 1 në qytetin e Durrësit. Kujtojmë se ditën e djeshme ka pasur 5 të prekur me koronavirus.

Ora 08:52
Fasoneritë vatra më e rrezikshme, 9 raste të reja në Krujë

Qyteti i Krujës i është rikthyer rasteve të shumta me koronavirus.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 9 raste të reja.

Këto raste janë persona kontakti me të infektuar të tjerë, kryesisht në biznesin fason, e cila ka qenë një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në këtë qytet.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Banor i Lagjes: 16/06/2020 23:31

    Rritja me keto shifra eshte mesa duket eksponenciale. Paradoksalisht, teksa pjesa me e madhe e Europes po vjel frytet e lockdown-it dhe per pergatitet ti beje balle normalitetit te ri me hapje graduale, ne po kthehemi ne piken zero, ne fillimet e frikshme te perhapjes se virusit. Kjo do te kerkoje, sipas te gjitha gjasave, fatkeqesisht, nje mbyllje/karantinim te ri me efekte shkaterruese ne ekonomi e ne psikologjine tone shoqerore. Momenti eshte me tersi qe mund te ishte. Ne prag te celjes se sezonit turistik, stines qe i sjell me shume te ardhura vendit nga turistet e huaj dhe nga kthimi per pushime i emigranteve. As te paret e as te dytet nuk ka shanse te duken nga keto ane (te pakten jo ne mase), me keto shifra infektimi! Bravo ju qofte te gjithe shqiptareve 'trima' per sypatrembjen heroike perballe rrezikut te infektimit, moskokecares as per maska e as per distancim social, deri ne fund!

    Përgjigju
  • Robi huj: 16/06/2020 16:46

    Urgjent të gjith në burg...në shpi desha të them. Dilni pa brekë por jo pa maska dhe mos harroni, virusi është aty më i fortë se kurrë e po ju pret, pikërisht ju. Po dole e hongre, po fole e hongre, po nuk ju binde facebookut ta kërcitën. Ruhuni njerëz, mos shikoni televizor se ka rrezik të trasmetojnë lajme. KUJDES !!!

    Përgjigju
  • Zefi: 16/06/2020 15:45

    Po Irena Gjoka e gjkko si doli me kovidin???? Se duhet te jete me shendet te plote kur te justifikoje pronat dhe pushimet luksoze ne kpa.

    Përgjigju
  • shakatori: 16/06/2020 13:41

    vishni maskat o njerez

    Përgjigju
  • Populli: 16/06/2020 12:07

    Viva QSUT

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 16/06/2020 11:18

    Urgjent te rikthehet karantina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën