Vëzhgimi i Report Tv nga Elbasani në Klos: Turizëm pa rrugë e me plehra

18 Maj 2022, 08:46

Vendi ynë ka resurse ende të pazbuluara, por fare pak është bërë për promovimin e turizmit malor. Report Tv intervistoi banorë dhe ambientalistë në Funar të Elbasanit, Xibër të Klosit dhe Parkut Natyror Korab-Koritnik të Kukësit. Shqetësimet kryesore mbeten mungesa e infrastrukturës dhe mbeturinat.