Vëzhgimi i Report TV - Reflekton bashkia Kamëz, vendosen në treg pullat e distancimit social

19 Prill 2020, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 13:32:13

TIRANË - Pas problematikës që Report Tv zbuloi në tregun e fruta-perimeve në Kamëz, bashkia ka marrë masat duke vendosur në rrugë shenjat dalluese të distancimit fizik. Pasdite do të vendoset edhe tuneli i dezinfektimit për të gjithë qytetarët që do të futen në treg për të bërë pazaret.

Dy ditë më parë, Report Tv i dha zë asaj se çfarë ndodhte në tregun e Kamzës: Qytetarë të shumtë pa asnjë distancë nga njëri tjetri, të tjerë pa maska e doreza mbrojtëse, ndërkohë dyndjet masive në treg dhanë një panoramë edhe më problematike se sa tregu i Shkodrës para se të merreshin masat nga bashkia. Transmetimi i Report Tv solli edhe reagimin e kryebashkiakut Rakip Suli, i cili tha se do të merren masat.