Në 17:30 gjithçka mbyllur deri të hënën/ Kamza dyndje në tregje! Pas raportimit të Report TV ndryshim '360 gradë' të situatës (VIDEO)

Tregu i Kamzës është kthyer ditën e premte një problematik të madhe dhe rrezik infektimi për shkak të grumbullime masive të qytetarëve , të cilët nuk respektonin distancën dhe as zotëronin maskat mbrojtëse gjatë kohës që bëni pazar.

Pas vëzhgim të Report Tv  për situatën e krijuar duke pasqyruar gjendjen që nga hyrja  dhe deri në çdo rrugicë të tregut të Kamzës, është vënë re një shtim i ndjeshëm i efektiveve të rendit dhe policisë bashkiake duke këshilluar qytetarët të ruajnë distancën, edhe pse jo në çdo rast është dëgjuar nga këto të fundit.

Gjatë një Inspektimi të gazetarit Arsen Rusta të tregut së bashku me kreun e Bashkisë Kamëz Rakip Suli pretendon se distancimi po zbatohet dhe hodhi kritika (akuza) se varet në cilin kënd është vendosur kamera që ka treguar se nuk respektoheshin masat. Ai premtoi gjithashtu se të hënën tregu i Kamzës do të pajiset me tunel dezinfektimi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve..

Situata kaotike në Kamëz u krijua edhe për faktin se sot në orën 17:30 mbyllet gjithçka deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

Grumbullime të rrezikshme njerëzisht pati edhe në Krujë, ku bashkia u detyrua të mbyllë tregun. Ndërsa në Vlorë, ku 3 ditë më parë u mbyll tregu i orizit nga e njëjta panoramë problematike, tregtarët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë pagën e luftës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Tregjet e Korçës të zbrazëta, as Pashkët nuk rrisin fuqinë blerëse

Si asnjëherë më parë java e Pashkëve e ka gjetur të zbrazët tregun e fruta perimeve në Korçë . Sot në tregun e Korçës blerësit i numëron me gishtat e dorës.

Shtetrrethimi total për dy ditët që pasojnë dhe Pashka ortodokse nuk kanë ndikuar aspak për rritje të fuqisë blerës,ndërsa për dyndje e rrëmujë nuk bëhet fjalë në këtë treg ku të vetmit që sheh janë tregtarët.

Mbërritja e Covid 19 ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse e cila nga dita në ditë pëson rënie të theksuar.

Sipas tregtarëve kjo situatë po iu sjell humbje të konsiderueshme në një kohë kur të ardhurat e vetme në familjet e tyre vijnë nga shitjet e fruta perimeve. Ata shtojnë se malli i tyre do kalbet duke mos justifikuar transportin e prodhimeve apo të qeseve shoqëruese.

Java e Pashkës në Korçë konsiderohet si një nga javët më të rëndësishme në qytet ,por ky vit si asnjëherë më parë e ka gjetur më të zbrazet se kurrë.

Ora 13:01
Fier situatë e qetë në tregje dhe në rrugë, qytetarët respektojnë masat e kërkuara për distancimin social (VIDEO)

Ndërsa e shtuna dhe e diela do të sjellë mbyllje të tregjeve dhe dyqaneve në vend, Fieri nuk regjistron dyndje të qytetarëve. Nga një vëzhgim i bërë në tregje situata është normale, ka prezencë të policisë bashkiake, nuk ka radhë, ndërsa qytetarët janë të ndërgjegjësuar duke respektuar distancimin social. Në rrugë ka lëvizje të pakta automjetesh. Dhe pse në ditët e mëparshme ka patur rradhë nëpër bankat e ndryshme të qytetit, sot situata është normale.

 

Ora 12:26
Elbasan, qytetarët dynden në tregje për të bërë pazaret vetëm pak orë përpara mbylljes (VIDEO)

Vetëm pak orë përpara mbylljes së orarit të kërkuar nga qeveria ditën e sotme në Elbasan situata është si një ditë e zakonshme. Gjatë një vëzhgimi të bërë në tregun ushqimor të qytetit, ka njerëz të shumtë, por jo vetëm këtu radhë janë regjistruar dhe në zyrat postare, ky numri i shtuar ka ardhur si pasojë e karantinimit të plotë në dy ditët e ardhshme. Dhe në tregun e Elbasanit pas mbylljes prej një muaji janë shtuar masat mbrojtëse ku çdo qytetar që futet në tregun e fruta-perimeve duhet të hyjë në tunelin e dezifektimit dhe më pas të vazhdoj për të blerë ushqimet. Nga ana e policisë bashkiake janë marrë masat që asnjë qytetar të mos hyj në treg pa vendosur maskat dhe dorezat. Ditën e sotme tregu është insepktuar nga Vjollca Braho Kryeinspektorja e Shëndetit Publik hde kryetari i bashkisë Gledina Llatja. Llatja gjatë inspektimit të bërë në treg pas masave të marra nga bashkia e qytetit u shpreh i kënaqur që qytetarët tashmë janë sensibilizuar. 

 

 

Ora 12:12
Pazare në grumbull të qytetarëve në Kamëz, kreu i bashkisë Rakip Suli: Varet në ç'kënd vendosni kamerën (VIDEO)

Pas denoncimit të Report Tv se në tregun Kamzës ka një dyndje të madhe qytetarësh, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i policisë bashkiake dhe efektivëve të rendit ku është vënë re një një shtim i tyre.

Report TV solli video nga hyrja dhe në gjithë tregu, jo vetëm një kënd të tij, ku dalloheshin qartë se kishte dyndje të madhe qytetarësh që nuk respektonin distancën dhe ishin maska e doreza, por kjo nuk ishte pretendimi i kreut të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Suli, i cili ishte i pranishëm në inspektimin e tregut, pretendon se nuk është e vërtetë se nuk respektohet distanca, por se kamera e televizionit ishte vendosur në një kënd që dukej sikur kishte dyndje dhe nuk respektohej distanca.

Rakip Suli tha për gazetarin Arsen Rusta se ky treg nuk ka pasur problematike, por hapësira e këtij tregu nuk është shumë i madh.

Gjatë inspektimit të kreut të Bashkisë Kamëz së bashku me gazetarin Rusta, është premtuar nga Rakip Suli se të hënë në hyrje dhe në dalje të tregut do të vendoset tunel dezinfektimi.

" Nuk është problemi distancimi por vetë tregu është shumë i vogël. Për mua qytetarët duhet të ruajnë distancës. Po të shohësh ka plot forca policie në këtë moment. Nëse ka shkelje të individëve merren    masa administrative nga bashkia. Hyrja dhe dalja e tregut do të vendoset një tunel dezinfektimi. Deri tani nuk ka qenë e nevojshme pasi është respektuar nga qytetarët. Ne i kemi mbyllur tregjet e tjera dhe kemi mbajtur vetëm këtë për ta pasur në kontroll. Nuk ka pasur abuzime me çmimet", tha Suli.

Në lidhje me deklaratat e disa pensionistëve se kishin dalë për të blerë ilaçet, Suli Tha se "janë 280 pensionistë të vetmuar  janë verifikuar dhe u shërbehet me pazar e ilaçe."

Ora 11:33
'S'më dalin lekët për maska gjithmonë', qytetari: O do blejë doreza, o ushqime (VIDEO)

Një qytetar, i cili po bënë pazarin në tregun e Kamëz pas maska e doreze, u shpreh për Report Tv se nuk i del buxheti që të bëjë vazhdimisht maska e doreza, ndërsa shtoi se lan vazhdimisht duart.

 "Nuk na dalin lekët të blejmë çdo kohë doreza e maska, o do blejmë ushqime o maska", tha një qytetar.

Ora 11:30
Kukës, situatë e qetë në tregje ku nuk regjistrohen dyndje dhe rradhë qytetarësh, janë gjobitur 3 subjekte për mosrespektim të masave (VIDEO)

Situatë normale paraqitet në tregun e qytetit të Kukësit vetëm pak orë përpara mbylljes së orarit të kërkuar nga qeveria. Nuk ka grumbullime, ka më pak qytetarë, por ka dhe nga ata qytetarë të cilët janë pa maska e doreza. Në treg nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Kukes janë shtuar kontrollet në të gjithë tregun, së bashku me policinë bashkiake dhe task forcën e prefekturës Kukës.

Sipas ishsh vetëm 90% e qytetareve kuksianë zbatojnë masat mbrojtëse,  ndërsa tregtarët janë me maska e doreza por e kanë të vështirë disiplinimin e qytetarëve për distancimin fizik dhe qëndrimin në pullat e verdha të vendosura nga bashkia në treg.

Bashkia ka shtuar masat mbrojtëse në treg ku është vendosur tuneli dezinfektues në hyrje të tregut ku çdo qytetar dezinfektohet para hyrjes në treg. Në rrugët e qytetit ka lëvizje të banorëve dhe mjete dhe me pak grumbullime para bankave, farmacive e shërbimeve të tjera të lejuara.

Inspektoriati shtetëror shëndetësor për tre subjekte private ka vendosur gjoba për mos respektim të akteve normative për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Deri më tani Kukësi ka 9 raste me covid 19, 5 prej tyre personel mjekësor.

Ora 11:27
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake: Në tregun Kamëz do vendoset tunel dezinfektimi dhe pikat e verdha (VIDEO)

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake, Faik Basha tha për gazetarin Arsen Rusta se fluksi ka ardhur vetëm ditën e premte për shkak të mbylljes së fundjavës, ndërsa në treg do të shtohen edhe tuneli i dezinfektimit dhe pikat e verdha të distancimit social.

"Ka një fluks në këtë orë dhe përfitojë t'ju bëhët  bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen më të ndërgjegjësuar dhe të mos përfitojnë nga liria apo marrja e një leje dalje. Policia nuk mund të ruaj të gjithë qytetarët, ata duhet të ndërgjegjëson vetë. Në vijimësi do të vendoset tuneli i dezinfektimit dhe pikat e verdha. Sot ka fluks pasi dhe fundjava është e mbyllur", tha kryeinspektori Basha.

Ora 11:27
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj: Tregu i 'Orizit' pa higjenë, do të hapet kur të plotësojë kushtet (VIDEO)

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj pas takimit me tregëtarë të tregut të Orizit ka reaguar mbi hapjen ose jo te tregut. Mamaj u shpreh se në kushtet aktuale tregu nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare. Sipas Mamajt ka qenë Komisioni i Mbrojtjes Civile i cili ka vendor mbylljen e tregut si shkak i kushteve që nuk plotëson kushtet e një tregu normal.

Është e vertetë që ka ardhur një përfaqësi e tregtarëve të tregut të orizit. Ju bëra me dije se mbyllja e tregut ka ardhur si rezultat I vlerësimit nga specialistët të AKU dhe inspektoriatit shëndetsor. Tregu i orizit është mbyllur si shkak se në kushtet e pandemisë nuk kishte kushtet për të qenë një treg normal. U kam kërkuar tregtarëve që të respektojnë vendimin e komisionit të Mbrojtes civile. Nuk kemi vendosur anjsë afat se kur do të hapet tregu pasi kushtet kur ndodhemi duhet të repektojmë të gjitha kriteret. Tregatrët të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin të gjitha rrugët që çdo qytetar ka të drejtë të ndjekë dhe jo me tubime massive. Nuk janë të vërtetat pretendimet se një tregtar e prish këtë situatë.

Në lidhje me vendimin se kur do të hapet tregu Mamaj theksoi se tregu mund të hapet pas plotësimit të kushteve të kërkuara.

Do të jetë një vendim I Komisionit nëse do të happen magazinat apo ajo. Ne në kushtet që ndodhemi nuk  duhet të lejomë që tregu I fabrikës së orizit të bëhet vatër infeksioni. Afati do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

Ora 10:59
Tregu Kamëz rrezik infektimi, qytetarët: Nuk ka çfarë na bën virusi! E ndërgjegjësuar vetëm pensionistja: S'kam dalë, por sot isha e detyrua për ilaçet (VIDEO)

Hyrja e tregut të Kamzës distanca dhe mungesa e mbrojtjes me maska neglizhohet. Gazetari i Report TV,  Arsen Rusta shprehet në këtë treg mungojnë pikat e verdha dhe tuneli i dezinfektimit.

Pas denoncimit të Report TV se këtu nuk ka asnjë masë, janë venë re edhe shtim i efektivëve të policisë bashkiake dhe forcat e rendit, që u bëjnë thirrje për distancim social, por duket se qytetarët edhe pse e bëjnë atë në sy të policit, grumbullohen në një tjetër tregtar apo rrugicë ku bëjnë pazarin.

Shumica e qytetarëve shprehen se nuk kanë frikë nga virusi, apo se kanë harruar të vendosin maskat.

Një pensioniste e cila ka bërë pazarin dhe blerë ilaçet shprehet se nuk ka dalë  nga shtëpi, por sot ishte e detyruara pasi nuk kishte kush ia sillte ushqimet dhe ilaçet që i duheshin.

"E di nona që nuk lejohet me dal, por sot dola se në shtëpi nuk më kanë ardhur. Frikë kam , por kam një muaj pa dal vetëm sot dola nga halli", shprehet për gazetarin Rusta një pensioniste.

"Kam dalë për ilaçet, bashkia na ndihmon, por sot do i blejë vetë", tha një pensioniste.

"Mora ilaçet e plakut, nuk kemi fëmije, janë jashtë të bllokuar", shprehet një pensioniste tjetër.

Ora 10:44
Kaos në tregun e Kamzës, asnjë kontroll nga policia! Qytetarët dynden për pazare (VIDEO-FOTO)

Tregu i Kamzës kthyer në një problematikë për respektimin e masave të COVID-19. Ditën e premte, qytetarët janë dyndur për të bërë pazare, ku duket qartë se asnjë lloj distancimi fizik nuk respektohet dhe shumica e qytetarëve janë pa maska. Kamera  e Report Tv shfaq pamje të tmerrshme në tregun e fruta-perime, duke e kthyer atë një në rrezik potencial për burim infeksioni.

Ajo që vihet re është edhe mungesa e efektivëve të policisë për të këshilluar por dhe ruajtur distancat mes qytetarëve.

Dita e premte shënon dhe ditën e fundit për të bërë pazaret pasi fundjava është e mbyllur dhe kjo shënon një arsye më shumë që qytetarët të grumbullohen në mënyrë masive duke rrezikuar jetën e tyre por dhe të të tjerëve.

Ashtu si tregu i Zdrale në Shkodër i cili u mbyll, edhe tregu i Kamzës në Tiranë tregon momente tepër të rrezikshme për përhapjen e COVID-19, gjë për të cilën qytetarët ende nuk duken të ndërgjegjësuar për ruajtjen e distancës, higjienës por dhe mbajtjes së maskave.

Ajo që vihet re është se në fakt çdo fundjavë jo vetëm në tregun e Kamzës, sjell grumbullime masive të njerëzve që nuk respektojnë distancat dhe masat e vendosura nga qeveria.

Mosrespektimi i distancës në Kamëz vihet re edhe në markete e rrugë mes qytetarëve, të cilët duken të patrazuar që lëviznin aq afër duke mos kuptuar rrezikun real që iu paraqitet.

Ora 10:15
'Nëse nuk hapet tregu, na jepni pagën e luftës', tregtarët protestë para prefekturës Vlorë (VIDEO)

Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë, të mbyllur nga bashkia pasi nuk respektonte masat e distancimit social duke u kthyer në një burim infeksioni për COVID -19, kanë protestuar sërish ditën e sotme. Ata janë vendosur sot para prefekturës për të marrë përgjigje se kur do të hapet tregu dhe çdo të bëhet me mallin e tyre. Tregtarët ankohen se ato nuk janë lajmëruar më herët nga policia se tregua do të mbyllet dhe për këtë malli i blerë po hidhet rrugëve. Ata thanë se Rama duhet t'u japë një pagë lufte nëse tregu nuk hapet, në të kundërt do të shtihen në rrugë.

"Të na kishin thënë më përpara, këta erdhën pa lajmërim fare. Të thoshin merrni masat se tregu do mbyllet. Kemi blerë gjithë atë mall", tha një tregtare.

"Me çfarë do ushqehemi, e shumta dy ditë u duhet për të vendosur masat dhe tregu të hapet. Asnjë nuk na kanë thënë, nuk po gjejmë një zgjidhje një përgjigje", tha një tjetër tregtare para prefekturës.

"Nëse bashkia për dy apo tre ditë plotëson kushtet do të hapet tregu. Nëse këta e hedhin topin sa andej këndej, atëherë ne nuk do dalim të shkrihem rrugëve pa pyetur se është virus apo jo pasi nuk kemi çfarë të bëjmë, në të kundërt kryeministri të na japë një pagë lufte, nuk kemi çfarë të bëjmë", shprehen tragtarët pas takimit me prefektin.

Tregu i Orizit u mbyll më 15 prill nga bashkia e Vlorës, kërkuar nga AKU pasi nuk respekton masat dhe kushtet higjienike. Për tregun u tha se do të vendoset të gjitha masat e duhura për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19 dhe më pas do të hapet sërish, por tregtarët shprehen se kjo gjë po vonohet dhe se ashkush nuk mban përgjegjësi.

Ora 10:00
Grumbullime masive dhe mosrespektim i distancës, Bashkia e Krujës mbyll tregun (VIDEO)

Mungesa e kushteve higjienike, mosrespektimi i distancës dhe grumbullimet e qytetarëve apa asnjë lloj mase ka bërë që tregu i fruta-perimeve në Krujë të mbyllet mëngjesin e sotëm.

Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve për të bërë pazaret, duke qene se e shtuna dhe e diela janë të mbyllura për çdo lloj aktiviteti dhe banorët janë të ndaluar të dalin nga shtëpitë.

Grumbullimi masiv i njerëzve në treg por dhe shtimi i rasteve me COVID-19 në qytetin e Krujës ka bërë që bashkia të marrë masa për mbylljen e tregut.

Në qytetin e Krujës numërohen 7 raste pozitive të prekura me COVID-19.

1587104198_tregukrujes001.jpg

Foto sot te tregu i Krujës
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uku Momlit: 17/04/2020 15:09

    Faisbe,pa merak or burre/oj grua se edhe ne Katundarine e Elbasanit eshte e njejten situate ku llatja@saraçi kane zbatuar porosine e perverseve te Frymes Korruptive te instaluar Kryeministrore.

    Përgjigju
  • Naimk: 17/04/2020 13:38

    Banoret e Kamzes duhet te arrestohen te gjithe! Si mund te dalin ne treg e blene mallra nderkohe qe Lali Eri ska bere asnje selfie atje? Ne burg te tere. Te gjendet edhe nje shesh per Ramen, ne menyre qe ti vihet emri apo ndonje permendore si hero!

    Përgjigju
  • Kultura: 17/04/2020 13:06

    Kur ka grumbullime të rrezikshme normale qe nuk do respektojn distancen ashtu jan mesuar skan faj.

    Përgjigju
  • Faisbe: 17/04/2020 13:00

    "KUJDESI" per pensionistet e vetmuar dhe invalidët nga kryeministri yne hallemadh shenoj nje kurbe te veçante ne boshtin mashtrues te frymes korruptive te instaluar tashme pa me te voglen medyshje. Pensionisteve te vetmuar dhe invalideve nepermjet qkr te bashkive,shteti qe ka per kryeminister hallemadhin tone,ju futi dhunshem duart ne xhepat e shpuar dhe me plot "perkujdesje" duke ju faturuar 496 leke taksa lokale per muajin Mars 2020,te cilat me ligj e akt normativ prej dy vjetesh a me shume i pati çliruar pensionistet e vetmuar@invalidet e plote! Sna mbetet gje tjeter veç ti paguajme dhe te kenaqim perversitetin e nje piramide mashtruese me emrin shtet. Turpi ju mbuloftë Perverse!

    Përgjigju
  • Lui: 17/04/2020 12:33

    Fundjaven qe kaloi kryeministri tha qe ishte fundjava e fundit qe jemi te mbyllur..!!! Po ky urdher cne tani...?!

    Përgjigju
  • Teodori: 17/04/2020 12:20

    Po normal qe ka dyndje kur vendoset kufizime ne orar. Qeveri kriminele deri ne palc. Duhet vetem respektimi i distances dhe higjena dhe asnje kufizim orari. Por cfar pret nga qeveri injorante e jugut

    Përgjigju
  • Skerdi: 17/04/2020 12:10

    Kamez--corona nje binom i pandashem,,,zoti qenka i madh,,i shikoka te gjitha,,allah-hekber....

    Përgjigju
  • Tirana: 17/04/2020 11:22

    Nuk me duket sikur ka kaos tek tregu ne kamez, mos beni lajme koti se i keni dhe me video.

    Përgjigju
  • Loran: 17/04/2020 11:14

    Kta plera kan dal ven gjoba me atat krye hajdutet e tatimeve e kuptoni cbehet ktu shtet i degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare