Vëzhgimi i Rpeort Tv/ Antibiotikë që lëshohen pa recetë mjekësore, i ndaluar me ligj! Farmacistja: Nga interneti pacientët gjejnë vetë diagnozën! Mjeku: Ka pasoja, deri të rënda

16 Janar 2023, 19:28

Edhe pse ligji i barnave e ndalon që antibiotikët të lëshohen pa recetën e mjekut, në farmaci jo gjithmonë respektohet ky detyrim. Përmes një vëzhgimi me kamera amatore Report Tv arriti të sigurojë antibiotikë në një farmaci, edhe në mungesë të recetës së mjekut, në një kohë që pasojat e përdorimit të antibiotikut pa rekomandim konsideron të rënda.