Vëzhgimi/ Në Frakull të Madhe askush nuk e përmend laboratorin e kokainës, banorët: Viktor Çervanaku ka punuar për fshatin, na ra si bombë

1 Dhjetor 2022, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2022-12-01 15:34:38

Për fshatin Frakull të Madhe në Fier shumë pak kishin dëgjuar, deri në momentin kur në vilën e Viktor Çervenakut, u zbulua një laborator kokaine dhe u gjetën 430 kg kokainë, e fshehur brenda thasëve me pleh kimik. Një javë pas operacionit të SPAK dhe DEA-s amerikane, porta e hekurit e banesës së ish-krye komunarit, është e mbyllur, ndërsa vila rrethuar me mure të larta