VIDEO brenda plantacionit me marjuanë të kultivuar nga të rinjtë shqiptarë, mbi 4 mijë bimë! Fshiheshin prej katër muajsh në ndërtesë

10 Qershor 2023, 22:34

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanE dhe kanë vënë në pranga tre të rinj shqiptarë. Bëhet e ditur se bimët kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç.

Brenda plantacionit u gjendën 4000 bimë marihuanë brenda një ndërtese industriale në Carrer d'Alemanya në Tarragona. U deshën muaj autoritete të konfirmonin se brenda ndërtesës, prej rreth 2000 metrash katrorë, ishte fshehur një plantacion marijuanë që i përkiste mafies shqiptare.