Video e dhunës barbare/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën edhe pse kishte humbur ndjenjat, pse policia s'e përmend asgjëkundi?

7 Korrik 2023, 20:15

Ajo që është e çuditshme është se në videon e dhunës, banorët e Borizanës identifikojnë se një nga personat që ushtron dhunë ndaj Bilbil Majës edhe kur ky ka humbur ndjenjat, është Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Por, emri i tij nuk figuron as në njoftimin e policisë se sotmin dhe as në atë të djeshmin.