VIDEO e re e momentit të ngritjes së avionit të Air India që u rrëzua

12 Qershor, 19:34 | Përditesimi: 12 Qershor, 19:34

Ora është 13:38, me orën lokale, më 12 qershor: pamjet në ekran tregojnë fluturimin Air India 171 në pistën e aeroportit të Ahmedabadit. Dallohet rrotullimi në pistë për ngritje dhe shkëputja e avionit, i cili fillimisht ngjitet në lartësi, por më pas ulet dukshëm dhe përplaset mbi banesa. E gjithë skena ndodh për më pak se një minutë.

I.M/Shqiptarja.com