Video ekskluzive e Far Westit në ish-Bllok ku u vra Fabiol Gaxha në 4 tetor

8 Nëntor 2018, 16:02

Mbrëmjen e së mërkurës në Repolitix në Report Tv, është publikuar videoja e përplasjes me armë në ish-Bllok. Video ekskluzive është siguruar nga Report Tv, ku shihet përplasja me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabiol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.  Në videon e siguruar nga Report Tv dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.

Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Report Tv ka arritur të mësojë se në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabiol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin.  Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.